Roma është e Alcaraz. Tenisti i talentuar spanjoll ka mundur të zotin e shtëpisë, Jannik Sinner, në dy sete 7-6, 6-1 duke i dhënë kështu fund serisë së 26 fitoreve radhazi të numrit një të botës. Masters 1000 Roma bëhet trofeu i 19 ATP për tenistin nga Spanja.

Finalja – Një ndeshje e bukur në setin e parë, e fituar nga spanjolli në time break pasi italiani kishte dy set point. Me gëzimin e atij seti të fituar dhe me forcën e vullnetit, Alcaraz mori kontrollin në setin e dytë, duke pësuar vetëm një lëkundje dhe rezultati ishte 7-6, 6-1.

Numri 3 në botë, i cili nesër kthehet në vendin e dytë duke kaluar Zverevin, shfrytëzoi në maksimum larminë e tij më të madhe të lojës. Jannik kompromentoi barazimin duke humbur një volej, ndërsa Carlos realizoi goditjet vendimtare duke nxjerrë disa goditje nga repertori i tij që e demoralizuan italianin.

Kjo i jep fund serisë prej 26 fitoresh radhazi të Sinner, të cilën e filloi rastësisht kundër Alcaraz në finalen e Pekinit në tetor 2024.