Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Një qytetar e ka denoncuar në Polici, pasi Gjoni i kishte shkuar në banesë dhe i kishte kërkuar votën. Denoncimi është bërë nga 66-vjeçari Valentin Kukaj dhe i biri Angjelin Kukaj.

Burime zyrtare konfirmuan se pasi kryen veprimet paraprake, referuan në prokurorinë e Rrethit kandidatin 55-vjeçar për deputet të PD-ADSHM.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,

– Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Dekomokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, thuhet në njoftimin e policisë.