Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për fushatën zgjedhore të opozitës dhe pritshmëritë e saj nga zgjedhjet e 11 majit.
Ish-kryetarja e Kuvendit, u shpreh optimiste se PD do të dalë fituese në këto zgjedhje duke bërë një krahasim me ekipin e Interit, në ndeshjen e fundit përballë Barcelonës.

“Deri në momentin e fundit punohet për të bindur dhe atë që nuk është. Vota është peshë, është ndërgjegje. Ftoj të gjithë qytetarët që me fuqinë e tyre të votojnë për një Shqipëri më të drejtë. Unë besoj se shqiptarët reagojnë në mënyrën më të fortë kur e ndjejnë.
Edhe historia e PD më duket si Inter, është skuadër e jashtëzakonshme shpallet kampione, pastaj zhytet prej vështirësive dhe pastaj fiton ndeshje si ajo me Barcelonën, në një ndeshje legjendash dhe unë besoj se kjo do të ndodhi në 12 maj do të kemi një realitet tjetër”, tha Topalli.
