Ladi Ndoja nga Rrësheni, bashkëshorti i kandidates së PD në Lezhë Elda Hoti, është arrestuar mbrëmë nga policia për krime zgjedhore, bashkë me shtetasin Amarildo Jushi. Ndoja dhe Jushi janë vënë në pranga për “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Por kush është Ladi Ndoja, i arrestuar në vitin 2016 si trafikant droge?
Ishte viti 2015, kur Ndoja ra në pranga në Valencia të Italisë bashkë me tjetër shqiptar, Lorenc Dona, 31- vjeç, të cilit kishin kthyer një banesë në shtëpi droge. Kanabisin më pas e përpunonin dhe e tregtonin në tregun italian.
Policia ishte vënë në gjurmët e tyre dhe pasi i ndoqi i arrestoi në banesën e njërit prej trafikantëve në Venecia. Policia gjeti në garazhin e Ladi Ndojës dy çanta me 24 kg marijuanë dhe 28 kg të tjera në apartamentin e tij. Gjithashtu u gjetën dhe 24 karta identiteti të vjedhura në vitin 2012 të pa plotësuara.
Më pas agjentët e antidrogës zbuluan vendin ku kultivonin kanabis në kushte artificiale, një zonë industriale në afërsi të Venecias.