Sherri në KZAZ në Kashar, flet sekretari që u dhunua: Ngritën zërin dhe ofenduan! Ata kaluan perimetrin e sigurisë, pamjet i keni parë

Sekretari Remzi Mehmeti:

Ishte një votë e kontestuar, vëzhguesi, por nuk e di a ishte vëzhgues por po rrinte tek zona e tyre. Ai e kontestoi me zë shumë të lartë dhe unë u afrova dhe i thashë “qetësohuni do e shohim dhe do iu kthejmë përgjigje”. Ata vazhduan të ngrinin zërin dhe të ofendonin. Unë iu thashë që nëse vazhdoni kështu do t’u nxjerr jashtë dhe ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe i patë pamjet. Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Normalisht duhet të jenë njerëzit e tij. Në këtë rast ne ishim vetëm për ta vlerësuar dhe për ta ndaluar. Në rast se ka kontestim duhet të mblidhet KZAZ për ta kontestuar. Nuk i identifikova dot kush më goditi. Bëra kallëzim! Isha në komisariatin nr.6, pres që Policia të bëjë punën e saj. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrën tonë. Do e kryejmë detyrën tonë me çdo kusht.