Kryeministri Rama ndodhet në ceremoninë e uljes së avionit të parë në Vlorë. Rama tha se ky projekt ka qenë tejet sfidues dhe se është ngritur 2 metra mbi sipërfaqen sepse zona ëshët mbi nivelin e detit.
“Kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportit të Vlorës me njerëz nga Kosova dhe Shqipëria do e ngrejë shumë lart emrin e aeroportit, për cilësinë sigurinë dhe nivelin e buzeqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi.

Dua të falenderojë ata që besuan dhe punuan, ka qenë një projekt sfidues dhe mjafton të shohësh pak më lart se i gjithë aeroporti është ngritur dy metra mbi sipërfaqe pasi zona është nën nivelin e detit, me të gjithë parametrat e cilësisë. Për ndjekësit e mi, unë i siguroj që pa ata nuk jetoj dot dhe më ndihmojnë ta bëj detyrën më mirë pavarësisht se nuk më lënë gjë pa thënë.”
