Këngëtarja dhe aktorja e famshme Miley Cyrus, ka folur për aventurën e vështirë shëndetësore që ka kaluar gjatë një performance live si dhe për transformimin që solli në jetë vendimi për të lënë alkoolin dhe marijuanën.
32-vjeçarja nuk ngurroi të pranonte se si kjo sprovë e ndihmoi të gjente veten përsëri.
Në një intervistë me Zane Lowe, Miley Cyrus zbuloi se pësoi një këputje të kistit ovarian gjatë shfaqjes së Vitit të Ri “Miley’s New Year’s Eve Party” që prezantoi me Dolly Parton në vitin 2023.
“Pata një përvojë mjaft traumatike në një shfaqje që bëra me Lorne Michaels, per Vitin e Ri”, tha ajo ndërsa shtoi:
“Pata një urgjencë mjekësore. Pata një këputje të kistit ovarian. Nuk e dinim saktësisht se çfarë po ndodhte. Ishte shumë traumatike, sepse ishte e padurueshme dhe unë po e vazhdoja shfaqjen normalisht. Por ishte vërtet shumë e vështirë për mua.”
Ky incident e bëri të mendonte të hiqte dorë nga muzika, por një bisedë me Lorne Michaels rezultoi vendimtare: “Gjashtë muaj. Secili ka gjashtë muaj për të ndjerë keqardhje për veten. Nuk keni idenë se sa artistë janë ulur në këtë karrige dhe më kanë thënë se po e lënë muzikën. Të gjithë e bëjnë këtë, të gjithë kalojnë nëpër këto përvoja traumatike,” u shpreh ajo se i kishte thene Lorne.