Vesa Luma ka bërë reagimin e parë dhe të shumëpritur për Big Bastën dhe qëndrimin e tij në Ferma VIP. Me një mesazh të ndjerë, ajo thekson se ka qenë pikërisht ajo shtysa që ai të hynte, ndryshe nga lajmet që qarkulluan, dhe se qëllimi nuk është thjesht famë apo show, por një mision i madh: të ofrojë një shembull ndryshe për të rinjtë dhe për djalin e tyre.
Në fund, Vesa lë të kuptohet se është duke planifikuar një surprizë për ditëlindjen e saj që bie këtë të hënë, ndoshta një takim emocional në fermë?

Reagimi i plotë i Vesës:
“Gjatë gjithë jetës time kam shfrytëzuar platformat e mia të ndërtuara prej shumë vitesh, për të luftuar fenomene që kanë shfaqur një anë jo shumë pozitive në shoqërinë tonë. E ndjeja për detyrim, sidomos pas lindjes së djalit, kur e kuptova realisht esencën e jetës. Nuk e dija, që ajo që do më dhimbte më shumë, është të shoh kolegë e artistë, të cilët japin shembuj të këqij tek rinia që i shohin si model. Aty më mbyllet goja…
Një nga arsyet pse Big Basta është bërë pjesë e Reality Show Ferma VIP, (dhe shtysën më të madhe e ka pasur nga unë) është të japë një shembull ndryshe, të japë një fije shprese që ka dhe artistë të civilizuar me edukatë e me kulturë. Artist që s’ka nevojë ta kenë frikë të gjithë pse ngre zërin, por t’i japë shembull djalit të tij që ofendimet luftohen me qetësi dhe inteligjencë. I vetmi repist social dhe njeriu më i drejtë e me këmbë në tokë që kam njohur (këtë e dinë të gjithë ata që e njohin)…
Ndaj, jam jashtë mase e lumtur e krenare, që më në fund po e njihni Gerin, po e mbështetni aq fort.
Këto ditë kanë qenë jo shumë të lehta, por siç po na mëson dhe @bigbastazone – me qetësinë e tij të pashoq – I duruari i fituari.
Tani më thoni… të shkoj t’ia bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën dhe ç’t’i them nga ju se nga unë e di vetë.”
