Sali Berisha nuk i shpëtoi edhe sot “demencës politike” teksa mbante konferencën e radhës para gazetarëve, në atë që ai ka nisur ta denoncojë si “farsa elektorale” e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ndërsa u pyet për strategjinë e PD-së në Parlament, ai u përpoq të shprehej se do vijonte të denonconte këtë farsë elektorale, por ngatërroi vitin zgjedhor.
Në vend të thoshte zgjedhjet e majit 2025, ai u shpreh “zgjedhjet e majit 2005”, duke e korrigjuar më pas.
“Opozita në parlament do të denoncoj me të gjithë forcën e saj farsën elektorale të vitit, të majit të vitit 2005…. të… më falni, të vitit 2025…!”, u shpreh kreu i selisë blu, duke mbyllur edhe konferencën pas kësaj farse.