Teksa ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët në qarkun e Vlorës bie në sy numri i votave të grumbulluara nga Damian Gjiknuri.

Ai është renditur i pari në listën e kandidatëve duke grumbulluar 10031 vota të qytetarëve të qarkut Vlorë.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet njëri prej numëruesve teksa lexon fletët e votimit: Damian Gjiknuri, Damian Gjiknuri, Damian Gjiknuri.

Kujtojmë që ende nuk ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës për qarkun Vlorë ku me shumë mundësi do të ruhet ky trend mbështetje për Gjiknurin.