Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.
Një debat verbal ka ndodhur mes drejtuesit të Lezhës për PS Ulsi Manja me Gjin Gjonin dhe Belind Këlliçin nga PD. Ajo që ka rënë në sy është fjalia në fund ku Manja i thotë Gjonit, ish-gjyqtarit të përjashtuar nga Vetingu, ‘se ka e falur njëherë kur ka shkuar në shtëpinë e Besnik Dervishit’, referuar Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i cili më parë ka mbuluar detyra në sistemin e drejtësisë.
Dy përfaqësuesve politikë që vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë, Ulsi Manjës nga PS-ja dhe Gjin Gjonit nga radhët e PD-së.