Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota.

Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka ka marrë 5997 vota, Gjylameti grumbulloi 5942 vota.

Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka fituar mandatin duke kaluar Ilir Alimehmetin me një diferencë prej rreth 2300 votash.

Deri tani janë numëruar 23850 nga 43157 vota të diasporës për qarkun e Tiranës, që përfshijnë edhe votat preferenciale për kandidatët.