Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka uruar kryeministrin Edi Ram për fitoren në këto zgjedhje parlamentare.

Në statusin e tij në “X” Orban e cilëson këtë si një fitore bindëse, ndërkohë që shton se mezi pret ta takojë Ramën në premten, e 16 majit, në samitin e BE-së në Tiranë, që do bëjë bashkë shumë krerë e liderë të Europës.

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së”, ka shkruar Orban.