Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё, Eol Çashku, për të cilin komuniteti i kineastëve është ankuar vazhdimisht për shkelje të rënda ligjore në institucionin që ai drejtoi prej 8 marsit të vitit 2024.
“V E N D I M PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ
Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.
Përmes dy letrave të njëpasnjëshme, komuniteti i kienastëve në Shqipëri iu drejtua ministrit të kulturës Blendi Gonxhja për shkelje proceduriale dhe mungesë të transparencës e konkurrimit në thirrjet e hapura nga Qendra e Kinematografisë.