Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar afatet për dorëzimin e votave të emigrantëve në Greqi në pikat e DHL. Kryesocialisti bëri me dije se pikat DHL po punojnë me orare të zgjatura dhe se duhet të votoni për fatin europian të kombit tonë.
Postimi i plotë:

“Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të Vizionit SHQIPËRIA 2030 NË BE, që jeni regjistruar si zgjedhës të 11 majit në Greqi!
Ja çfarë duhet të dini lidhur me komunikimin e mëparshëm live:
Të gjithë ju që jetoni në Athinë, Selanik e kudo në Greqi, por jo në ishuj, mbani parasysh se nga sot 𝐞 𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈, 𝐝𝐚𝐭𝐞̈ 𝟎𝟓 𝐦𝐚𝐣, 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐦𝐭𝐞𝐧, 𝐝𝐚𝐭𝐞̈ 𝟎𝟗 𝐦𝐚𝐣, pikat e shërbimit postar 𝐃𝐇𝐋 do të funksionojnë me orar të zgjatur.
Më poshtë lutem të lexoni me vëmendje tabelën me adresat dhe oraret e shërbimit.
𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭d𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐚𝐧𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐮𝐣𝐭 𝐞 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢𝐬𝐞̈:
Për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën tuaj përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja në pikat e shërbimit postar𝐃𝐇𝐋, 𝐒𝐏𝐄𝐄𝐃𝐄𝐗 𝐨𝐬𝐞 𝐂𝐨𝐮𝐫𝐢𝐞𝐫 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫, është 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐞̈, 𝐝𝐚𝐭𝐞̈ 𝟔 𝐦𝐚𝐣, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit.
𝐋𝐮𝐭𝐞𝐦𝐢, 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐳𝐚𝐫𝐟𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐬𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐇𝐋, 𝐒𝐩𝐞𝐞𝐝𝐞𝐱 𝐨𝐬𝐞 𝐂𝐨𝐮𝐫𝐢𝐞𝐫 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫, 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐨𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐫𝐫𝐢𝐣𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢.
FORCA Për fatin europian të kombit tonë Shqipërinë 2030 në BE Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës.”