Ylli Manjani ka reaguar pas pretendimeve të Sali Berishës se nuk do të njohin zgjedhjet.
“Tani prit njëherë se ca pyetje na dalin këtu.
Meqë PD nuk do i njohë këto zgjedhje, kot për kuriozitet, ça do të thotë kjo?!
Nuk do i marrë ato 51 apo 52 mandate?! Pra do kthehet prapë te vendimi i Lulit?!
Po ja nuk i mori PD, a është e sigurtë se nuk i marrin ato mandate kandidatët që ka në listë?!
Burimet gojëliga thonë se disa prej tyre edhe kanë patur shpenzime për të qenë në ato lista dhe për të bërë fushatë…
Pa përmendur këtu që Jenisherë e Kërpërata ka sa të duash te lista e PD.
Atëhere në ç’llogari bazohet mosnjohja e zgjedhjeve dhe e Parlamentit të dalë prej tyre?
Por le ta lemë mënjanë argumentin e njerëzve në lista. Se nuk hyri PD në Parlament si rrëzohet Rama nga pushteti?!
Akoma nuk zunë mend këta se është muhabet kot kjo gjë?! Apo presin të zbarkojnë “aleatët” që kanë që në ’45-ën që spo vijnë?!
Ose pastaj po artikulohet fiasko e radhës se në shtator do shkojnë në Parlament si dele të pa kullotura dhe çdo gjë që thonë tani shumëzohet me zero.
Se kuptoj pse i lëshojnë fjalët si lopa bajgën me thënë të drejtën”, shkruan Manjani.