“Gazooo, të ka bërë keq deti socialist” – Zegjine Çaushi thumbon keq Gazment Bardhin në Fier: As komisionerë s’ke gjetur, edhe Luani do të shpëtojë nga ty!
FIER – Nuk kanë të ndalur replikat mes kandidatëve në qarkun e Fierit teksa fushata për zgjedhjet e 11 majit po shkon drejt fundit. Kandidatja Zegjine Çaushi ka “shpërthyer” sërish me një postim thumbues ndaj drejtuesit politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi.

Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat Bardhit, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral:
“Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo 🌊🌹. Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur 🤷♂️🗳️. Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo⏳😉. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty,” – shkruan Çaushi, duke shoqëruar postimin me emoji dhe tone thumbuese.
Kjo nuk është hera e parë që dy figurat përplasen publikisht. Prej ditësh, Çaushi dhe Bardhi kanë shkëmbyer replika të forta përmes rrjeteve sociale dhe daljeve publike, në një garë që po bëhet çdo ditë e më personale dhe më e nxehtë.
Fierakët duket se nuk po shohin vetëm fushatë me premtime, por edhe një shfaqje të vërtetë me sarkazëm politike. Nga njëra anë socialistët shfaqin siguri, ndërsa nga ana tjetër opozita e përçarë lufton për organizim bazik.
Me vetëm tre ditë nga zgjedhjet, duket se tensionet mes palëve vetëm sa do të shtohen. A do të arrijë Bardhi t’i bindë qytetarët apo do t’i lërë vendin ironisë së “detit socialist”?
