Kryeministri Edi Rama ka falenderuar shqiptarët në diasporë, që në zgjedhjet e 11 majit votuan për PS.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se shqiptarët e diasporës, iu bashkuan trenit të fitores së PS, duke e bërë atë më domethënëse.

“Mirëmëngjes dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.