Mësuesja në pension, Monda Turshinka, në një prononcim për mediat ka deklaruar se është ofenduar dhe dhunuar nga Luan Tollozhina, një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit.

Tollozhina është gjithashtu personi që më herët dhunoi një komisioner të Partisë Socialiste brenda qendrës së votimit dhe për këtë arsye u arrestua.

“Jam 73-vjeçe, votova normalisht. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më kapi Luan Tollozhina për gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne t’i thotë. Më tha komuniste e qelbur dhe rrugaçe. Na keni pirë gjakun 14 vite”, tha qytetarja.