Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e thellë në zgjedhjet e 11 majit.
Ai thekson se pret me padurim, që ta takojë dhe t’i përcjellë urimet nga afër kryeministrit të Shqipërisë.

“Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.”, shkruan ai.