“Ju lutem, mos e lini për në momentin e fundit. Ju lutem atyre që janë në ishuj, këto janë 24 orët e fundit për ta sepse ndryshe nuk arrihet dot transporti i zarfeve nga ishujt në afatin e caktuar. Ju lutem atyre që janë në Athinë, Selanik dhe në gjithë Greqinë në gadishull, pra që nuk janë në ishuj të bëjnë të njëjtën gjë.
Ju lutem sepse ky është një takim me historinë dhe mbi të gjitha kjo votë për ju që jeni në Greqi dhe që jeni të regjistruar është kaq konkrete dhe është kaq e lidhur me diçka shumë konkrete duke filluar nga hapja e një rruge alternative për pensionet tuaja.

Ju lutem, zarfin mbrapsht drejt Tiranës me 5-sën për Shqipërinë me Be-në, në Europë, për Shqipërinë e re europiane, për shpresën europiane dhe amanetin europian të shqiptarëve dhe kurrsesi për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tanimë edhe krejtësisht të përçartur.