Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka ndarë në rrjetetesociale pamje nga rindërtimi i “Taverna Tun”, një instalacion që u ngrit në Pallatin e Kongreseve me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së SHBA.
Taverna Tun luajti gjithashtu një rol kyç në themelimin e Marinës dhe Ushtrisë Amerikane, pasi ishte vendi ku u rekrutuan marinsat e parë, ku u hartuan nenet e luftës së Marinës dhe ku George Washington festoi emërimin e tij si Komandant.
“Keni dëgjuar ndonjëherë për Tavernën Tun? Konsiderohet vendlindja e Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara, e cila luajti gjithashtu një rol kyç në themelimin e Marinës dhe Ushtrisë Amerikane. E vendosur në Filadelfia, kjo tavernë historike ishte vendi ku u rekrutuan marinsat e parë, ku u hartuan nenet e luftës së Marinës dhe ku George Washington festoi emërimin e tij si Komandant. Shihni se si e risollëm në jetë këtë vend ikonik për festën e 249-vjetorit të Pavarësisë!”, thuhet në postim.