Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të Avokatit të Popullit. Spiropali gatë fjalës së saj u shpreh se Avokati i Popullit ka kontriubuar në korrigjimin e çështjeve sociale dhe Kuvendi i Shqipërisë i ka pranuar dhe ka trajtuar me seriozitet.

Kryeparlamentarja shtoi se Avokati i Popullit ka pasur edhe një rol të rëndësishëm në integrimin në BE të Shqipërisë. Sipas saj Kuvendi do të vazhdojë të përmirësojë procedurat e konsultimet me qytetarët dhe së bashku që çdo raport i Avokatit të Popullit të mos ngelen vetëm si procedurë.

“Në këtë 25-vjetor i them Avokatit të Popullit faleminderit që punoni çdo ditë dhe mbani punën tonë të virtytshme. Avokati i Popullit ka kontriubuar në korrigjimin e çështjeve sociale dhe Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar dhe ka trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve që vinë nga avokati i popullit. Kjo si energji ka sjell ndryshime konkrete si: rishikimi i procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në sistemin social, qytetarëve dhe në ndërhyrjen në institucionet e dënimit.

Avokati i Popullit ka pasur edhe një rol të rëndësishëm në integrimin në BE të Shqipërisë. Europa dhe institucionet e saj janë të ndërtuara nga vlerat dhe pikërisht eksperienca juaj prej 25 vitesh bëhen një burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative. Si Kryetare e Kuvendit dua të theksoj se sfidat e së ardhmes kërkojnë një përkushtim të përbashkët. Për këtë arsye Kuvendi do të vazhdojë të përmirësojë procedurat e konsultimet me qytetarët dhe së bashku që çdo raport i Avokatit të Popullit të mos ngelen vetëm si procedurë”, u shpreh Spiropali.