Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orën 10:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku një makinë e marketit “Pronatyra” përplasi tre fëmijë që po lëviznin me monopatina.
Fëmijët u dërguan menjëherë në spital, ku dy prej tyre, O.A., 11 vjeç, dhe E.S., 9 vjeç, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërsa i mituri i tretë, J.N., 11 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, me dëmtime të shumta në kokë.
Sipas burimeve, fëmijët po lëviznin në korsinë e dedikuar për biçikletat dhe monopatinat, ndërsa makina dyshohet se po ecte me shpejtësi të lartë, megjithëse në korsinë e vet.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.K., 41 vjeç, është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Në vendngjarje po punon një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur plotësisht ngjarjen.