Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, bëri të ditur se javën e kaluar, ish-studentët e programeve të shkëmbimit të qeverisë amerikane u mblodhën në Shkup për të diskutuar mbi “Sigurinë e Mirëqenies Rajonale përmes Udhëheqjes së Brezit të Ardhshëm”.
Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA-ve, në këtë takim u zhvilluan sesione diskutimesh mbi modelet e biznesit të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale, strategjitë bashkëkohore të marketingut dhe teknologjinë në zhvillim, duke u mbështetur në përvojat e tyre në Shtetet e Bashkuara, ndërsa theksohet se ekspertiza amerikane po hap rrugën për sigurinë rajonale dhe rritjen ekonomike.
Ambasada e SHBA-ve falënderon shoqatën e ish-pjesëmarrësve shqiptarë dhe maqedonas në programet e shkëmbimit në Shtetet e Bashkuara për çuarjen përpara të investimeve të Amerikës në këta udhëheqës në zhvillim.