Ardit Bido, deputet për herë të parë në kuvend, i zgjedhur më 11 maj, një rrugëtim që nis si gazetar dhe më pas si studiues që për vite ka qenë i angazhuar në çështje të ndjeshme. Ka spikatur me studime dhe qëndrime për çështjet e minoriteteve, por edhe çështjen e Çamërisë. Me një rezultat të lartë votash, ai pozicionohet si një prej të rinjve më të votuar të PS-së, duke ngritur pritshmëritë për rolin e tij në legjislaturën e re.
Si e gjen veten në radhët e Partisë Socialiste? Në një intervistë p[ër TemA, Bido flet për sfidat e rrugëtimit të një studiuesi drejt politikës dhe çmimin personal që paguan dikush kur heq dorë nga roli kritik për të hyrë në një sistem që shpesh e kërkon konformizmin. A ka më shumë përfitime apo kosto kjo zgjedhje dhe çfarë humbet një gazetar apo studiues kur i hyn politikës?
Ai flet për fushatën e 11 majit, gara brenda partisë dhe mungesa e një opozite të vërtetë në garë, por edhe për kritikat që ka ndaj sistemit zgjedhor, si dhe për mënyrat si u luftua për çdo votë. Bido flet gjithashtu për pritshmëritë ndaj brezit të ri të deputetëve, në të dyja anët e politikës.
Referuar nivelit të debatit në parlamentin që po mbyllet, Bido shpreson që në legjislaturëne ardhëshme të rinjtë e zgjehdur qoftë nga PS por edhe PD e partitë e reja, të mund të çojnë debatin në nivelin e kërkuar për një shoqëri normale. Sjellja e opozitës pas zgjehdjeve me ankesa për manipulime, për Bidon ëhstë një refren i përsëritur. Ai rrëfen se ishte fëmijë kur në vitin 2001 dëgjoi për herë të parë nga Berisha shprehjen “libri i zi i zgjedhjeve” dhe sot pas 24 vitesh është i njëjti lider e njëjta retorikë dhe asnjë shpresë për të ardhmen e Partisë Demokratike. Si ish-drejtues i Arkivës së shtetit, ai flet për akuzat ndaj qeverisë për manipulime me dokumentet e pronave. Një intervistë ku përplasen idealet, sfidat dhe realpolitika e një të riu që vjen nga librat drejt sallës së Parlamentit./Tema