Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre.

Arkitekti amerikan, Steven Holl i cili është pjesëmarrës në projektin Expo Albania tregoi kravatën që mori dhuratë nga Rama e pikturuar nga vetë kryeministri.

“Po përpiqem të kuptoj cili është ky moment në histori duke parë projektet e mëdha siç mund të ishte projekti i Miteranit por ai nuk mund të vizatonte dhe pikturonte si Edi Rama sepse edhe kjo kravatë është punim i tij. Duke parë dështimet fillova të mendoja: Ne kemi bërë 130 konkurse dhe kemi fituar 1 në 5, por zyra nuk mund të ekzistonte pa patur mundësi të tilla dhe pa mbështetje”, u shpreh arkitekti amerikan, Steven Holl.