Këngëtarja e njohur Enca, ka folur për projektet e saj dhe ndër të tjera dhe për situatën në të cilën ajo u përfshi kohë më parë, për probleme me drejtësinë për shkak të lëndëve narkotike.
E pyetur në emisionin “Goca dhe Gra” nëse konsumon hashash, Enca u përgjigj se ajo e përdor në vendet ku ligjërisht lejohet.
Pjesë nga diskutimi:
Gerta: A merresh më me mbjellje?
Rudina: Kjo është dhe kopshtare
Enca: Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend.
Kleoniki: Ti je hashash-pirëse? E konsumon hashashin. Është një bime shëruese që jepet edhe nga mjekët. Unë e shoh të shenjtë. Ti e përdor ritualistike, apo siç pi dikush alkool
Enca: Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë ‘zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë’
Egla: Jemi në një ekran të rëndësishëm kombëtar, nuk do i bëjmë serenatë hashashit. Nuk është legal në Shqipëri.
Kleoniki: Legalizojeni pra.