Ish-prokurori Arjan Ndoja është dëshmitari i parë në procesin gjyqësor në GJKKO, ku po gjykohen Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019.

Ndoja, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durrësit, ka treguar në sallë për ditën e ngjarjes.

“Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë më Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një Mercedes benz në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qëndruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë.

Pëevec ngjarkes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj, nuk kam pasur tjetër problem. Ditën e atentatit kam dalë si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës, direkt më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restorant Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharemi, pasi kështue kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysme 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë i parkuar para lokalit, i dukshëm. Drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe më pas Pëllumb Muharremi.

Në dalje të lokalit ka pasur persona, ne kemi qenë 4 veta duke bërë muhabet, kalonin njerëz por nuk me ka ngel ndonjë ne mendje nga ata që kalonin aty. Nga ura Dajlanit, kemi ikur në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferencuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sediljen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda.”, ka dëshmuar Ndoja.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.