Debate në GJKKO midis të pandehurve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj me Arjan Ndojën, i thirrur për të dëshmuar për atentatin e bërë ndaj tij në vitin 2019. Ish-prokurori, deputet i zgjedhur i PD më 11 maj, pretendon se sulmi me armë ka ndodhur për shkak të detyrës, ndërkohë që flet edhe për intriga.

Meçaj i drejtohet Ndojës nëse ka qenë i vërtetë në ato që ka dëshmuar, ndërkohë që ky i fundit ia kthen me ironi se si mund ta masë burrërinë. Në debat përfshihet gjithashtu edhe Dervishaj, i cili i thotë të përmendë emra.

Pjesë nga diskutimi:

Avokati i Julian Meçajt: A jeni takuar më të afërm të Meçajt?

Arjan Ndoja: Me të atin e kam patur kontakt, e kam takuar pas ngjarjes. Largoje që mos të na bëjnë ndonjë intrigë. Dhe më tha përse e ke këtë bindje, i kam thënë që kështu më kanë thënë pasi më kanë ardhur disa plumba.

Avokati: Pse mendoni që është bërë një intrigë, kush mendoni që është kjo palë e tretë?

Arjan Ndoja: Nuk kam përmendur që klientët tuaj janë autorët. Koncepti intrigë ka të bëjë me përhapjen e një të vërtete që nuk është e vërtetë për të futur në konflikt. Intriga që është bërë është që kanë ardhur disa letra anonime që thonin se për shkak të detyrës. Kemi të bëjmë me një ngjarje me paramendim. Në letra është thënë që dyshohet se me anë të punës tënde si prokuror ke ndërhyrë në një çështje që këta kanë interesa ekonomike.

Avokati: Përmendni që është goditur makina ime e cila ishte e njohur. Përse mendoni që ju kanë goditur për shkak të detyrës?

Arjan Ndoja: Cilësitë e mia dihen, që kam qenë unë në vend të parë.

Julian Meçaj: Keni qenë i vërtetë në gjithë dëshminë që keni dhënë?

Arjan Ndoja: Kush është grada që ju si jurist matni burrërinë e të tjerëve?

Julian Meçaj: Në çfarë viti keni nisur punë si prokuror në Durrës?

Arjan Ndoja: Në vitin 2001.

Meçaj: A i keni dorëzuar këto letra për ta ndihmuar drejtësinë?

Ndoja: Jo.

Julian Meçaj-gjykatës: Të gjitha çka ka thënë dëshmitari është mendim, nuk të lini për të folur nuk rrespektoni procedurën.

Avokati i Meçajt: Si e shlyeni borxhin që përmendët?

Julian Meçaj: Je nul në të gjithë veriun ke prerë lesht e trafikantëve. Të kam unë borxh si do ma shlyesh?

Plarent Dervishaj: Ja më ke mua borxh si do ma shlyesh.

Arjan Ndoja: Më thuaj ça borxhi të them si do e shlyej.

Plarent Dervishaj: Herës tjetër na sillni një gjinekolog të na kontrollojë, jemi burra apo jo. Jashtë emrat nuk i përmend, me emra përmendi këtu në sallë gjyqi. Në burg nuk jam pa emër unë.