Gjatë seancës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, për një moment, ka humbur toruan dhe ka kërkuar se ku janë Zegjineja e Fierit dhe Sara Mila e Elbasanit, duke harruar se ato do të jenë deputete të legjislaturës së re dhe jo të kësaj që po përmbyllet.

Berisha shpejt është kujtuar nga të pranishmit dhe pastaj ka vijuar me akuzat e tij se si këto kandidate janë tregues të botës së krimit në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që Berisha shfaq shenja harrese në publik. Herë me qëllim dhe herë pa qëllim, edhe kjo shfaqje e sotme është tregues i asaj që Berisha nuk e kapërdinë dot rezultatin e 11 Majit.