Në një intervistë avokati Edmond Pretaj ka hedhur poshtë pretendimet për ekzistencën e të ashtuquajturit “treni bullgar” në zgjedhjet e fundit të 11 majit, duke i cilësuar veprimet e Sali Berishës si një përpjekje për të justifikuar humbjen.

Sipas Pretajt, Berisha synon të mbledhë dokumentacion për të ndërtuar një dosje që do t’u paraqitet ndërkombëtarëve, me qëllim të vërë në pikëpyetje procesin zgjedhor. Megjithatë, ai e cilësoi këtë si një strategji të pabesueshme dhe qesharake, duke theksuar se qëllimi i vërtetë është shmangia e përgjegjësisë politike pas humbjes në zgjedhje.

“Treni “Bullgar” nuk ekziston. Berisha nuk kërkon asgjë më tepër, përveçse të mbledhë prova juridike, për probleme të vogla që mund të kenë dalë gjatë procesit. Ai kërkon të paraqesë një dosje, për të paraqitur në ndërkombëtarët që ka probleme.

Ky është një justifikim dhe mua më duket qesharake, sepse kanë shumë kohë që vazhdojnë me teza që nuk prodhojnë besueshmëri. PD kërkon që të shtyjë certifikimin e zgjedhjeve.

Berisha nuk i njeh zgjedhjet, do të vazhdojë me këtë debat me kohë, do hyjë në Parlament, do i pranojë zgjedhjet dhe Komisioni Zgjedhor do i certifikojë. Berisha kërkon të shmangë rregullin, që nëse partia humbet zgjedhjet kryetari duhet të japë dorëheqjen”, tha avokati