Sali Berisha e nisi javën sërish me farsën e tij. Këtë të hënë publikoi një video, me të cilën pretendon se ka tronditur Bruksel e Strasburg bashkë.
“Kete video ua tregoi Vokshi ne PPE, audienca mbeti e shokuar, thane qenka si 30 vite me pare ne Zimbabve.”
Ne videon e publikuar nga selia blu, pretendohet se nje votues ka votuar disa here, kurse komisioneret kane udhezuar votuesit ose kane votuar vete. Por pyetja serish mbetet, ku ishin komisioneret e PD?
“Urdhero? U kercenuan, para hanxhareve te troplineve e celave skishin shume hapesire. Do ju trrgoj neser si komisioneret votonin per sara milen”
Ndërkohë rinumërimi po zbulon se të pakten në Tiranë, komisionerët i kanë shtuar më shumë vota PD se çdo partie tjetër. Dhe doktori ka arsye për të refuzuar një administratë zgjedhore të depolitizuar.
“Do parë, ka një propozim, por me këtë administratë shtetërore të patronazhuar vështirë se bëhet”
Se fundmi, edhe raporti i vezhguesve te asamblese parlamentare te keshillit te europes certifikoi zgjedhjet e 11 majit ne Shqiperi. Por doktori kerkon serish kohe.
“Po pres të miratohet që të jap komente. Ka dy qendrime qeveria u bën presion vëzhguesve ndërkombetarë që të ndryshojnë raportet, dhe ne që çojme çdo ditë online fakte për farsën”.