Kadri Voga, babai i Mond Vogës, ka rrëfyer se pas breshërisë së plumbave në lokalin e djalit të tij në orët e para të mëngjesit të 20 Qershorit, policia ka ngritur dyshime tek ai lidhur me ngjarjen.
Ai është shprehur se u thirr në Komisariat ku iu bë ekspertiza për t’i gjetur gjurmë baruti në duar.
Kadri Voga, me profesion ish-polici, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evia Ahmeti, tregoi se fillimisht mendoi se pas ngjarjes fshihej ish-prokurori Arjan Ndoji (shok me djalin e tij) me të cilin ka pasur përplasje për çështje pronësie.
“Për momentin dyshova dhe i thashë mos ka bërë ndonjë budallallëk e kërkon të më lërë në burg, më shkoi mendja”, deklaroi ish-efektivi, por theksoi se “Me Arjan Ndojin e kam mbyllur, për mua do të rrojë 1000 vjet, dhe nuk dyshoj asgjë tek ai”.
Gjithashtu theksoi se me djalin e tij, Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojit, nuk flet pikërisht për shkak të këtyre përplasjeve që ka pasur me ish-prokurorin.
Kadri Voga: Lokali ndodhet sipër shtëpisë sime, mesa mora vesh unë 10 min para e kishin mbyllur lokalin. Punojnë dy nipërit, gruaja, mikesha tonat, Mondi është non stop aty, banesa e atij është në kat të dytë. Aty është qëlluar marë, në kat të parë dhe të dytë, breshëria e plumbave ka rënë dhe në rrugë.
Ka qëlluar me automatik model 56. Nga kodra është 150-200 metra në vijë ajrore. Janë qëlluar mbi 120 fishekë, kamerat nuk e kanë kapur se është larg. Zona është me kamera, por nuk kanë dalë në xhade, kanë ardhur nga një fshat, janë afruar në pyll dhe kanë ikur nga kanë ardhur.
Në banesë ndodheshin, djali me nusen dhe 2 fëmijët. Me djalin nuk flas. Me nusen kam folur, edhe atë natë, dhe kam folur çdo ditë se kemi qenë tek ara. Kur isha në komisariat, mora djalin nga Franca i thashë “Mos është Arjani?”, dyshova. I thashë ‘Ka folur ndonjë djalë Arjani, do që te hakmerret,
Arjani është ai që kam pasur unë probleme dikur, por i kemi mbyllur.
Djali im dhe Arjan Ndoji janë prap shokë sot. Unë dhe Arjan Ndonji kemi pasur konflikte e probleme, kemi qenë 10 vite nëpër gjyqe, nuk fitova asnjë gjyq asnjëherë me ish-prokurorin për pronësi.
Ai i mbylli vetë ato muhabete, më solli njerëz tek shtëpia më tha sa lekë do dhe çfarë do, i thashë nuk dua asnjë lekë, por të më kthehet prona, unë në punë tënde dhe ti në punën tënde.
Djali im është shok, ky është problemi që nuk flas me të. Por pavarësisht se nuk flas, nuk guxon njeri ti prekë një qime çunit, sepse është gjaku im.
Me Arjan Ndojin e kam mbyllur, për mua do të rrojë 1000 vjet, dhe nuk dyshoj asgjë tek ai. për momentin dyshova dhe i thashë mos ka bërë ndonjë budallallëk Arjani e kërkon të më lërë në burg, më shkoi mendja. Më tha që s’bëhet fjalë, më nxorën nga Komisariati.
I thashë oficerit të policisë gjyqësore të takoj shefin e Krimeve ti them dy fjalë. I kam thënë të marr zvarrë, të ndryshosh gjithë ngjarjen e krimit, në vend që të bënte kontrolle të befasishme, të sillte forcat speciale, sot nuk ka asnjë të ndaluar.
Ai është shef krimesh, por rri me kriminelë. Dyshimi është për çështje politike.