Xhenaro Gatuzo do të jetë trajneri i ri i Italisë. Vetë Bufon, koordinator i përfaqësueses italiane, ka konfirmuar në fjalët e tij emërimin që pritet.

A mund të konfirmojmë që po presim Gatuzon për Italinë? “Po punojmë, disa detaje kanë mbetur. Kemi pasur disa ditë të ngarkuara, por besoj se në fund kemi bërë zgjedhjen e duhur”.

Bufoni dha këtë deklaratë, ndërsa ndodhet me ekipin U-21 të Italisë. Këto të fundit fituan ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë me rezultatin 0-1. “Axurrët” po angazhohen në Europianin U-21.

Gatuzo do të pasojë Luçiano Spaletin tek ekipi i parë. Spaleti nuk bëri mirë dhe largimi i tij u vulos me humbjen ndaj Norvegjisë.