Elon Musk ka bërë një hap pas në përplasjen e tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke shprehur pendesë për disa prej komenteve që kishte bërë më parë në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të fundit, miliarderi pranoi:
“Pendohem për disa nga postimet e mia për Trump. E teprova.”
Një nga postimet më të diskutueshme kishte të bënte me pretendimin se emri i Trump ndodhej në listën e lidhur me Jeffrey Epstein, një publikim që më pas u fshi nga vetë Musk.
Deklarata vjen në një kohë kur tensionet mes Musk dhe Trump ishin rritur ndjeshëm, por duket se kreu i “X” (ish-Twitter) po kërkon të ulë tonet dhe të shmangë përshkallëzimin e përplasjes publike.