Është vlerësuar si I dyti më I miri në rolin e tij. Mirlind Daku u la pas vetëm nga sulmuesi I Krasnodarit, Xhon Kordoba, sipas çmimeve për sezonin e kaluar që ndau Federata Ruse e Futbollit.
Ylli I kombëtares shqiptare ishte numri 2 tek sulmuesit e krahut të majtë, ndërsa Kordoba u shpall futbollisti më I mirë I Premier Ligës ruse për edicionin e kaluar.
Kjo, edhe pse ai pati më shumë gola sesa rivali, 15 ndaj 12, më shumë asistë, 8 ndaj 7, dhe më shumë kontribute për gola, 23 ndaj 19 të lojtarit që doli kampion I Rusisë me Krasnodarin. Daku la pas Këpucën e Artë të Premier Ligës, Manfred Ugalden e Spartakut që shënoi 17 gola, por pati më pak kontribute për gol sesa shqiptari, 22.
Një përfundim I vitit sportiv shumë I mirë për shqiptarin 27-vjeçar nga Kosova, I cili mori pjesë në 55 për qind të rrjetave të shënuara nga ekipi I tij, Rubin, duke e ndihmuar që të dilte në vendin e 7-të, renditja më e mirë historike. Ndërkaq, ende është mister e ardhja e Dakut. Mediat ruse, I që referohen drejtorit të përgjithshëm të klubit nga Kazani, Aleksandr Aibatov, theksojnë se rinovimi I kontratës është afër.
Flitet për rrogën 2.2 milionë euro në sezon deri në 2029, dhe për një shpërblim për firmën. Transferimi tek Zeniti dështoi, por ka ende kohë për një lëvizje në Rusi ose në Europën Perëndimore.