Alex Soros dhe Huma Abedin i kanë dhënë fund beqarisë së tyre këtë fundjavë me një festë luksoze në Hamptons, ku morën pjesë ish-presidentë dhe personalitete të tjera të njohur demokratë.

Përtej familjarëve të çiftit, në listën e të ftuarve ishin: Hillary dhe Bill Clinton, nënpresidentja Kamala Harris me bashkëshortin Doug Emhoff, senatori Chuck Schumer nga Nju Jorku, udhëheqës i pakicës, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, yje si Nicky Hilton Rothschild, figura të botës së kulturës si drejtoresha e Vogue, Anna Wintour, miq të vjetër të Clintonëve si Susie Tompkins Buell, një lobiste me peshë nga San Francisko, dhe madje edhe figura të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mes atyre që mbajtën fjalime urimi ishin vëllai i dhëndrit, Jonathan Soros, Hillary Clinton, zonja Wintour dhe Rama.

Festimet u zhvilluan në një fundjavë tejet kaotike në SHBA dhe jashtë saj.

Protestues dolën në rrugë anembanë vendit për të kundërshtuar presidentin Trump, ndërkohë që ky i fundit organizoi një paradë ushtarake të pazakontë në Uashington një ligjvënës nga Minnesota u vra në një shpërthim të ri dhune politike dhe përplasjet mes Izraelit dhe Iranit ushqyen frikën e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.