Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në dasmën e Alex Sorosit dhe Huma Abedinit, një ceremoni private dhe elegante e zhvilluar në shtëpinë e çiftit. Dasma përfshiu rite nga besimi mysliman dhe ai hebraik, në nder të traditave familjare të dyshes.
Rama mbajti një fjalim të shkurtër për mikun e tij Alex dhe u shfaq me një kostum ngjyrë pana, këmishë të bardhë dhe papion burgundy. Në ceremoni morën pjesë edhe figura të njohura ndërkombëtare dhe liderë botërorë, ndërsa revista VOGUE dokumentoi me detaje çdo moment të kësaj dite të veçantë.