Gianni De Biasi vlerësohet si një kandidat i përshtatshëm për Kombëtaren e Italisë.

Edhe pse nuk ka kontakte zyrtare me federatën, tekniku shihet si alternativë nga mediat dhe opinioni.

Gazeta e mirënjohur “Corriere Dello Sport” e ka përfshirë në sondazhin e trajnerëve të mundshëm të përfaqësueses.

Sipas votimit të hapur për publikun, De Biasi rivalizon me Jose Mourinho, i cili është i preferuari i tifozëve, me diferencë të madhe votash.

Si alternativa janë trajnerë të tjerë, por edhe grupi i kampionëve të Botës në vitin 2006, me emra si Gattuso, Barzagli, Bonuçi e Buffon.

Gennaro Gattuso është emri më i nxehtë për momentin. Ai duket i favorizuar përballë dy ish-shokëve kampionë bote, Cannavaro e De Rossi.

Hipoteza është ajo e kontratës 1-vjeçare me opsion rinovimi në rast të kualifikimit në Botërorin 2026.

Në skenë ka dalë edhe emri i Roberto Mancinit, që është vetëofruar.

Ai rikujtoi kohët e lumtura kur e udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Euro 2020, por u largua pasi dështoi ta kualifikonte ekipin në Botërorin Katar 2022.