Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Mësohet se avokatja e Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës dhe kërkoi gjithashtu sqarime për kodet SKY ECC.
Nga ana tjetër Prokurori Behar Dibra kundërshtoi, duke i quajtur të pabazuara pretendimet. Ai ka thënë se nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe se mënyra e identifikimit të aplikacionit Sky c, është ajo e policëve gjyqsorë dhe nuk ka ndonjë mënyrë tjetër.
Ndërkohë GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Gjykata konstaton që është shpjeguar në sallë nga i pandehuri dhe prokurori që janë takuar. Ndërsa për letër-porositë për Sky ECC, gjykata konstaton që aktet janë marrë në kuadër të një procedimi tjetër.
Pjesë nga diskutimi në sallën e gjyqit:
Avokatja: Blendi Teta dha deklarime para gjykatës dhe dha detaje të reja me rëndësi për këtë gjykim. Së pari, gjatë pyetjes së Blendi Teta, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqëruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO? Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja këkroi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë? Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës. Në lidhje me provat e reja të paraqitura nga prokuroria, ato kanë ardhur në formë emaili nga autoritetet franceze, jo si dokument. Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi i Sky ecc që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të sky ecc apo në rast se i qendrojnë provave të sjella nga organi i akzuës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babi i Leonard Dukës, të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.
Prokurori: Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështuetura sa i përket këtij gjykimi. Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetën, është e vërtetë që e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit sky ecc, është ajo e policëve gjyqsorë nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër (i zhdukur pa gjurmë që prej 8 gushtit 2022). Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar.
Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar. Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.
sh-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.