Demokrati i famshëm Ilir Vrenozi, i ka bërë një propozim Sali Berishës, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
Ai thotë se kandidati i PD-së duhet të jetë Alfred Çako.
“Doktor Berisha ne qofte se do kete zgjedhje per Bashkine e Tiranes ne shtator, une mendoj se Ish-deputeti i Ballit Kombëtar, Alfred Çako eshte figura e vetme per kandidat per kryetar Bashkie ne Tirane dhe qe mund te shpresojme te mundim “ushtrine” e Rames.
Cako merr vota gri edhe te majta, po eshte e vetmja figure qe mund te bejme diçka.
Ssnje figure tjeter nuk mund te thyeje akullin e rilindasve per momentin..
Mendoje seriozisht doktor…
Eshte thjesht mendimi im personal, me shpirt e zemer”, shkruan ai.
PD në fakt, është në hall, nëse mbahen vërtet zgjedhje të parakohshme në Tiranë, dhe ndaj nuk e përmendin fare këtë argument.
Kjo, pasi do të përballeshin me një tjetër humbje të rëndë.
Jo më kot Andi Bushati i këshilloi që të mos marrin fare pjesë në zgjedhje, nëse do të kemi të tilla.