Në një tjetër akt që vërteton përplasjen e hapur mes strukturave të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe tifozërisë së zjarrtë shqiptare, Tifozat Kuq e Zi raportuan se janë përballur me pengesa të paprecedenta në hyrje të stadiumit në Riga, ku Kombëtarja jonë luante ndeshje zyrtare.
Sipas një deklarate të bërë publike nga vetë grupimi i tifozëve, steward-ët e stadiumit pohuan hapur se kishin marrë “urdhër direkt nga federata shqiptare” për t’i kontrolluar në mënyrë të detajuar tifozët shqiptarë. Ky veprim solli ndalimin arbitrar të banderolave dhe parullave, edhe pse ato mbanin vetëm mbishkrime tradicionale si “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”.
Ky incident i rëndë nuk është i vetmi. TKZ thotë se FSHF kishte tentuar më parë të mos u siguronte as biletat, të cilat sipas çdo rregullore ndërkombëtare, u përkasin tifozëve vizitorë. Ato bileta donin t’i linin bosh, për të krijuar përshtypjen se “Shqipëria nuk kishte mbështetje në transfertë”.
“E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve” – deklarojnë TKZ-të, duke ngritur gishtin e akuzës drejt drejtuesve të FSHF-së për bashkëpunime të dyshimta dhe agjenda anti-tifoz. Në një deklaratë përplot emocione dhe qëndresë, TKZ përmbyll mesazhin:
“Koha mund të jetë e maskarenjve, por Atdheu mbetet i Shqiptarëve. Shihemi përsëri së shpejti.”