Ditën e sotme Partia Socialiste po feston 34-vjetorin e themelimit të saj. Në 34-vjetorin e PS fjalën hapëse e nisi sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi. Gjatë fjalës së tij Klosi falenderoi socialistët e diasporës dhe tha se kjo organizatë politike i ka shërbyer me patriotizëm Shqipërisë. Ndër të tjera Klosi theksoi se ky do të jetë mandati i integrimit në Bashkimin Evropian.
“Mirë se keni ardhur në 34-vjetorin e PS, e cila ja ka dalë në këto 34 vite të jetë partia më e madhe në vend. T’i shërbej Shqipërisë me patriotizëm dhe sot që jemi edhe pranë integrimit të BE. Shumë faleminderit partisë tonë të madhe, faleminderit çdo socialisti dhe faleminderit atyre që dhanë kontributin për herë të parë nga diaspora. Faleminderit kryetarit tonë Edi Rama,” tha Klosi