Një sasi me lëndë piroteknike është gjetur nga shërbimet e Policisë së Tiranës në afërsi të Universitetit Politeknik, në zonën pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, ku mbrëmjen e djeshme u luajt sfida kundër Serbisë.
Pas gjetjes së saj blutë kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për identifikimin e poseduesit, ndërsa nënvizojnë se do të shohin edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në atë zonë.
“Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit”, njoftoi sot policia.