Nga Anila Hoxha/

Nëse ka një frazë që do ti qëndrojë gjatë kohës mbi punët e drejtësisë ne Shqipëri është përgjigjja që me dha kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja kur e pyeta : si është të kalosh vettingun?

Tha aty për aty- si të kalosh varrin për së gjati! Përgjigjja lidhej me vështirësinë por edhe analizen që duhet të ketë bërë funksionari i drejtësisë mbi proceset që po kryheshin ndaj sistemit. Duhet ti ketë parë problemet në sy . Dhe kur pranon që ke disa probleme, bëhesh gati që ti zgjidhësh ato!

Problemi i radhës është Byroja Kombëtare e Hetimit, apo FBI -së shqiptare. Kur shkrova për mandatin pesë vjecar të drejtuesit të BKH, konfliktet mes titullarit dhe drejtuesve te SPAK, ajo që po thosha lidhej me vakumet e lëna në ligj, që passjellin shumë forcë nga më kompetenti ndaj më pak kompetentit ( vartësit), deri ne denigrim apo zhberje/ zerim te funksionarit më pak të fuqishëm.
Publikisht dihet që SPAK kishte vendosur si kufi datën 6 qershor , brenda të cilës garuesit duhet të dorëzonin dokumentacionin ku do shfaqnin ambicien për drejtor BKH. Gjithsej 13 emra, mes tyre kush propogandohet për heroizma të pa kryera e kush se i kish pasur duart e lidhura të bente ligj.

Nejse.

Tani del që SPAK ju jep kohe edhe ca ditë 11 prej tyre për të plotesuar dokumentacioni që nuk e kane paraqitur konform ligjit.

Ky eshtw paradoks.

Ti japësh ” oksigjen ” tej afateve ligjore për më tepër atyre që duhet ta dinë mirë cfare jane kriteret dhe shkresat, do të thotë ta kthesh ne pazar procesin
Në mos ka arsye të tjera për të cilat ky proces përmes transparences duhet ti thuhet publikut se përse realisht është pezulluar kontrolli i te 13 -ve Nëse ka një krize mes anëtareve të komisionit të përzgjedhjes apo cfarë tjetër nuk shkon, duhet thënë. Nuk flitet vetëm për zgjidhjet por edhe për poblemet.

Ballazi !
Vijmë tek problemet e Ligjit dhe KLP që i kam cekur më herët dhe që duke mbyllur sytë kompetentët kjjtojnë se duke i ardhur anash problemit ai tretet vetvetishëm

1- Në datën 06.06.2025, përfundoi afati i kandidimit për postin e Drejtorit të BKH-së

2 -Kushtetuta me ndryshimet e vitit 2016, kur dhe u konceptua ngritja e një Strukture Hetimi pranë Prokurorisë së Posaçme, nuk njeh emërtimin Byroja Kombëtare e Hetimit por Njësinë e Posaçme Hetimore (neni 148/4). Ligjvënësi në ligjin organik Nr.65/2016, i cili rregullon veprimtarinë e gjithë SPAK-ut (Struktura e Posaçme Anti Korrupsion), ka përcaktuar emrin Byro Kombëtare e Hetimit (sikundër duket në pëlqim dhe sinkron me strukturën amerikane FBI (Byroja Federale e Hetimit).

3- Ligji përcakton se: “BKH-ja është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori, Zëvendësdrejtori dhe hetuesit e BKH-së gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. 2. Organizimi i brendshëm i BKH-së rregullohet nga urdhri i përbashkët i Drejtorit të BKH-së dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. 3. BKH-ja përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës…. 4. Organizimi dhe funksionimi i shërbimeve të Policisë Gjyqësore të BKH-së rregullohet në përputhje me këtë ligj dhe urdhrat e Drejtorit të BKH-së, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë ”

4 – Procesi i emërimit të Drejtorit të BKH-së rregullohet nga Ligji Nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, nenet 33-35 të së cilit përcaktojnë se: (neni 33) “Komisioni i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandojnë një kandidat për Drejtor të BKH-së, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë. 3. Kandidatët për Drejtor të BKH-së duhet të përmbushin kushtet e sigurisë të nenit 6 të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë si Drejtor i BKH-së pa përmbushur kushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale…”

5 – Neni 34 i ligjit përcakton kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Drejtor dhe më të rëndësishmet janë:
“…-Ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
-ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
-ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;..”

6 – Neni 35 i ligjit të mësipërm rregullon lirimin nga detyra, shkarkimin dhe pezullimin e drejtorit:
“1. Drejtori i BKH-së lirohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur: a) i përfundon mandati; b) jep dorëheqjen; c) mbush moshën e pensionit. 2. Drejtori i BKH-së shkarkohet nga detyra nga KLP-ja, bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme” ( dhe këtu përfshihen kriteret)

7 – Zonja Aida Hajnaj, si Drejtore aktuale me mandat deri në datën 31 gusht 2025 e cila ka patur të drejtën e riemërimit edhe një herë, nuk ka hyrë në garë, pasi mban qëndrimin që riemërimi duhet të bëhet direkt nga KLP-ja pa një garë të re.
Sipas ligjit, roli i KLP-së është ai i organit të emërtesës që emëron e shkarkon Drejtuesin e BKH-së. KLP-ja nuk ka miratuar një rregullore të veçantë për mënyrën e emërimit të drejtorit të BKH-së.

Aktualisht pranë Prokurorisë së Posaçme është ngritur një komision ad-hoc me tre prokurorë të i përbërë nga Prokurorët Z.Kraja, Z.Dibra dhe drejtuar nga drejtuesi i saj, Z.Dumani. Ky komision verifikon plotësimin e kushteve ligjore, integritetin, pasurinë dhe përgatitjen profesionale të kandidatëve. Pas një procesi transparent dhe konkurrues, ai rendit kandidatët dhe propozon një emër për emërim pranë KLP-së.
Megjithatë një sherr mes tyre ditët e fundit duhet të ketë futur në krizë procesin. Dhe duket se me krizen e shkaktuar shanset për të gjetur drejtorin e ri brenda 31 gushtit janë të pakta.

Dhe vijmë tek problemi tjetër . Pyetja e parë është :

– Cili është diskrecioni i KLP-së dhe kufijtë e veprimit me kandidaturat e ardhura?

Pas përfundimit të procedurës, komisioni i krijuar nga Prokuroria e Posaçme përgatit një relacion të zgjeruar për gjithë procedurën e ndjekur, rezultatet dhe me renditjen e kandidatëve sipas meritës, dhe propozon një emër (si rregull më të mirin) për emërim te KLP-ja.

KLP-ja a ka liri ligjore për të vendosur mbi emërimin pasi shqyrton propozimin e ardhur?
Duke qenë organ kushtetues kolegjial që vendos me shumicë votash, KLP-ja duhet para se ta kalojë për miratim në seancë plenare duhet ta kalojë në Komision, të vlerësojë dosjen e kandidatit dhe të hartojë arsyetimin e përzgjedhjes. Pyetja që shtrohet është: A ka të drejtë Këshilli të mos e pranojë kandidatin e propozuar nëse gjen se, nuk përmbush standardet e nevojshme të integritetit, profesionalizmit apo pavarësisë dhe të përzgjedhë një tjetër mes listës së paraqitur? Po nëse lista vjen në KLP me një kandidaturë?
Personalisht mbroj idenë se KLP-ja nuk mund të marrë vetëm rolin e një noteri dhe nuk është e detyruar të emërojë kandidatin e renditur të parin dhe të propozuar nga komisioni i SPAK-ut. Ajo mund të refuzojë emërimin e një kandidati nëse vlerëson se, nuk plotëson kriteret profesionale ose etike. Ligji nuk e detyron KLP-në të zgjedhë kandidatin e renditur të parin.

Nëse KLP-ja refuzon kandidatin e vetëm të propozuar nga SPAK-u, nuk mund të emërojë dikë tjetër vetë, pasi nuk ka të drejtë për vetëpropozim. SPAK-u duhet të përsërisë procedurën e përzgjedhjes dhe të paraqesë një kandidat të ri.
Roli i KLP-së në këtë proces nuk është vetëm formal, por substancial. Ligji ka krijuar një mekanizëm kontrolli të ndërsjellë ndërmjet SPAK-ut dhe KLP-së për të garantuar që drejtimi i BKH-së të jetë i pavarur, i kualifikuar dhe me integritet të lartë profesional. Kjo gjë gjeneron një ekuilibër funksional institucional mes: Autoritetit përzgjedhës të Prokurorisë së Posaçme dhe Autoritetit emërues, KLP-së. Ky mekanizëm është një garanci për ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive institucionale midis këtyre dy organeve. Ai i shërben parimit të kontrollit dhe balancës, si dhe eviton kapjen e strukturave hetimore nga një dorë e vetme.

Sidoqoftë, ligji nuk parashikon afate strikte për zgjidhje nëse refuzohen të gjithë kandidatët, gjë që mbetet në një boshllëk normativ. Gjithashtu krijohet hipotetikisht rrezik për ngërç institucional, nëse KLP-ja me vendim të arsyetuar, refuzon në mënyrë të përsëritur kandidatët e SPAK-ut dhe nuk ka afate ligjore detyruese për mbylljen e procesit.
Si përfundim a nuk do të ishte emergjent miratimi i një rregulloreje të brendëshme nga ana e KLP-së për procedurën e emërimit të Drejtuesit të BKH-së dhe a nuk do të ishte e udhës të propozohej edhe ndryshimi ligjor për mbushjen e këtij boshllëku legjislativ?