Gjatë një interviste në Klan News, Jorida Tabaku, heshti të gjithë “teoritë konspirative” që thonë se në zgjedhjet e 11 majit e ndihmoi Edi Rama. Kujtojmë këtu akuzat që erdhën kryesisht nga Adriana Kalaja, se Tabakun e ndihmoi Rama dhe oligarkët.

“Si domethënë? Në një garë ku ti ishe fituesja e vetme sepse mund të isha e vetmja nga lista e hapur, jo të gjithë janë të kënaqur”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Drini Zeqo.

Tabaku tha se votat e saj janë bio dhe demokrate.

“Ata janë 20 e pak mijë vota demokratësh, të cilët më kanë votuar mua, PD-në, se kanë shkuar në thesin e PD-së dhe janë vota bio. Janë vota aq të djathta, që i kanë shkuar PD-së”, tha Tabaku.

“Këto teoritë konspirative ia lemë atyre që dinë t’i bëjnë”, përfundoi ajo në lidhje me këtë temë.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 11 majit, Tabaku është kandidatja e vetme e PD-së në Tiranë që futet në Kuvend nga listat e hapura. Ajo mori 20 mijë e 586 vota.