Në këto ditë të nxehta, përveçse lajmeve të çuditshme që vijnë nga kampi i PD-së, duket se asgjë tjetër nuk lëviz.

Përveç Berishës që është përditë në media, edhe deputetët e tij duket se janë në radhë për t’i dalë në mbrojtje dhe për të mos e lënë të bjerë.

Edi Paloka, i cili nuk shquhet për gjë tjerër, veçse për gjuhën e tij vulgare, pasi premtoi publikisht që po të merrte Rama mandatin e katërt, ai nuk do ta pranonte mandatin e deputetit, sot ka sharë nëpërmjet një postimi në facebook të gjithë gazetarët që guzojnë dhe i bëjnë pyetje Berishës “po ju çfarë bëtë”, kur ai denoncon vjedhjen e zgjedhjeve.

“Berisha ka publikuar cdo dite prova e fakte skandaloze per menyrat se si jane vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptareve…E pas kesaj ti degjon nga ndonje gazetar :” Mire mo mire, keto dihen, po ju cfare…?”
RKTK!” – shkruan Paloka.

Nuk është hera e parë që Edi Paloka u drejtohet me këtë gjuhë punonjësve të medias. Me sa duket, është i vetmi ‘kontribut’ që ai jep për të qëndruar në politikë. Me thënë të drejtën, nuk është se s’i ka ecur.