Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke kërkuar “veprime urgjente” për të parandaluar konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.
“Presidenti Erdogan përshëndeti deklaratat e fundit të Presidentit të SHBA-së Trump mbi zgjidhjen e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit dhe theksoi nevojën për veprime urgjente për të shmangur një katastrofë që mund të përfshijë të gjithë rajonin”, tha presidenca turke në një deklaratë.