Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj vijon postimet e tij virale në rrjetin social TikTok. Në postimin e fundit Veliaj përmes një video duket se ironizon zhvillimet e fundit në raport me ‘masën e tij të sigurisë’ që ende ka mbetur nga gjykata e pandryshuar.

Në një mesazh tjetër të ‘koduar’ ai thotë se nuk po e humbet shpresën, teksa pret që drejtësia të bëjë punën e saj. Ai duket sikur ironizon vendimin për mos të ndryshuar masa e sigurisë duke thënë se ndihet i lavdëruar që po e konsiderojnë ‘si të rrezikshëm’.

“Nuk po humbasim shpresën dhe po lutemi që drejtësia të bëjë punën e saj.Asnjë ndryshim në masat e arrestimit sërish. Vërtet mendon se jam kaq i rrezikshëm? Do të ofendohesha nëse nuk do të mëbëhej qejfi.Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim papritmas. Po e mbaj shënim”-shkruan Veliaj.